Pushimi i fundit i ndeshjeve të kombëtareve është koha ideale për menaxherët që të mendojnë për ndeshjet e fundvitit, që do të vijnë shumë shpejt.
Kjo është një mundësi po ashtu për t’i analizuar gjërat para afatit kalimtar të janarit, kurse 11 ndeshjet e para kanë treguar se shumë skuadra kanë nevojë për përforcime. Për Liverpoolin, ka qenë një fillim sezoni mjaft i çuditshëm, me humbje poshtëruese të pësuara nga City dhe Tottenhami, por duke rikuperuar dhe duke qëndruar në top 6 të tabelës.
Në përgjithësi, ekipi i Jurgen Klopp është 7 pikë më keq në këtë pikë këtë sezon në krahasim me sezonin e kaluar dhe do të duhet një ecuri e madhe për të regjistruar një fund sezon më të mirë. Një paraqitje më e mirë në ndeshjet e festave të fundvitit do të thoshte një periudhë transferuese intensive me përpjekje për finish historik të sezonit.
Dimri është koha ku mund të mësosh më mirë gjërat për sukadrën, a ekziston thellësia e duhur në kualitet në stol? A janë lojtaërt mjaftueshëm konsistent? A mund të fitohen ndeshjet në situata të vështira? Klopp duhet të marrë vendime të vështira në fund të këtij sezoni dhe më nuk pranohet mos vazhdimësia dhe mediokriteti teksa ai po hyn në atë që është sezoni i tretë i tij në Anfield.
Me këtë në mendjen e tij, më poshtë Telegrafi liston lojtarët që mund të mos jenë pjesë e skuadrës së gjermanit pas këtij sezoni…
1. Emre can
Can duket se vështirë se do të nënshkruaj kontratën e re dhe për këtë arsye do të largohet si transfer i lirë verën e ardhshme. Një rikthim te bayerni është shumë i mundshëm edhe pse Juventusi po ashtu po lidhet me 23 vjeçarin gjerman.
Liverpooli do të jetë i zhgënjyer që ta humbasë Canin, pasi ai po hyn në periudhën kryesore të karrierës së tij. Por, po ashtu The Reds është mriz që nuk po lidhen me kërkesat e pagës së tij dhe kërkesat për një klauzolë që ata ja kanë dhënë edhe Coutinhos, e që në fund mund t’i dalë keq në aspektin financiar Liverpooilt.
2. Dejan Lovren
Tani për tani është e qartë se do të ishte më mirë për të gjitha palët që Lovren të zëvëndësohet te Liverpooli. Vet Lojtari do të përfitonte nga një start i ri diku tjetër dhe Klopp përfundimisht duhet të çojë në një nivel më të lartë ekipin e të mos lejojë më rënien e lirë. LIverpooli nuk do ta fitojë titullin me Lovrenin dhe Matipin në mbrojtje.
Klopp ka nevojë për dy qendërmbrojtës dhe përderisa e mban Lovrenin si opsion të katërt do të ishte mirë për secilin klub, e kjo nuk është ajo që dëshiron vet lojtari.
3. Jon Flanagan
Do të jeni të falur nëse keni harruar se Flanagan është ende lojtar i Liverpoolit dhe paraqitja e tij në League Cup ndaj Leicesterit me shumë mundësi do të jetë e fundit për të këtë sezon.
24 vjeçari ka vuajtur për minutash sa ishte në huazim te Burnley sezonin e kaluar dhe është e vështirë ta shohim atë si lojtar të rregullt në nivelin më të lartë pas disa lëndimeve në gju të cilat dëmtuan karrierën. Një kalim në janar, qoftë në huazim ose në mënyrë permanente do të ishte i mençur.
4. Danny Ings
Ashtu sikurse Flanagan, Ingsin mund ta shohim duke luajtur futboll vetëm me adoleshentët U23 të Liverpoolit. Ish-sulmuesi i Burnleyt është gjithmonë në stol prapa sulmuesve, por kurrë nuk merr minuta.
Një huazim ose kalim në formë permanente është sërizh në letra në janar, pasi Ings ka pak gjasa të luaj para shartuesve, të cilët janë shumë lojtarë para tij.
5. Ragnar Klavan
Nëse ndodh ashtu siç dëshirojnë tifozët e Liverpoolit që Klopp të gjejë një ose dy mbrojtës të qendrës, atëherë Klavan do të bie edhe më poshtë në përzgjedhjet e gjermanit. Ai madje do të ishte edhe pas Nathaniel Clynes kur të kthehet nga lëndimi.
32 vjeçari do të ketë vetëm edhe një vit të mbetur në kontratë në verë dhe një transferim do të ishte shumë i mirë për klubin dhe lojtarin.
6. Lazar Markovic
Nëse e keni harruar Ingsin ose Flanaganin, definitivisht do ta keni harruar edhe më shumë Markovicin. Klopp duket se po ashtu e ka harruar lojtarin, pasi serbi nuk po luan dot as për U23 të klubit anglez. Ai ishte një zëvënëdsues i pashfrytëzuar ndaj Leicesterit dhe kjo ishte mundësia më e madhe që ka marrë me ekipin e parë këtë sezon.
Një transfero i kryer për 20 milionë funte tri vjet më parë, Markovic ka kontratë që nuk skadon deri në vitin 2019, kështu që një huazim në janar do të ishte ideal nëse Liverpooli dëshiron që dikush të paguaj para për të.
7. Daniel Sturridge
Kontrata e Sturridges skadon në verën e vitit 2019 kur ai do të jetë duke festuar ditëlindjen e 30-të dhe do tëj etë interesant të shihet nëse atij do t’i ofrohet rinovimi në Anfield. Si lojtar që fiton shumë, do të jetë vështirë që Liverpooli të justifikojë pagën e tij, duke parë që roli i tij në skuadrën aktuale me skuadrën e para shumë viteve ka dallim të madh.
Nëse nuk ka ndonjë rinovim, Liverpooli do të ishte i mençur ta shesë Sturridgen dhe të përfitojë të holla, në vend se ta humb atë krejt një vit më vonë.
8. Philippe Coutinho
Emri më kontrovers në këtë listë, por që duket se ka sens të madh të paevitueshmërisë. Largimi i Coutinhos nga Anfield ka qenë një temë që prej flirtimeve të tij me Barcelonën verën e kaluar.
25 vjeçari duket se do të ndjekë hapat e Luis Suarezit dhe të shkojë drejt Camp Nout një vit pasi ai publikisht kërkoi largimin. LIverpooli do të jetë në pozitë që së paku të përfitojë diçka dhe të mendojë për zëvëndësues të tij, diçka që nuk arriti ta bëj në rastin e Suarezit.
Me Naby Keitan tashmë të siguruar, LIveprooil mund të kthejë kokën kah Thomas Lemar për të zëvëndësuar kreativitetin e Coutinhos, teksa të hollat mund të shfrytëzohen edhe për përforcim të mbrojtjes dhe për blerje të një top sulmuesi ekstrem si zëvëndësim të Sturridges.
/Telegrafi/
COMMENTS