Komisioni për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, sot ia ka paraqitur Qeverisë Haradinaj në një mbledhje të saj raportin e tij për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Raporti, i përpiluar pas disa javësh punë të këtij komisioni, është proceduar nga Qeveria për në Kuvendin e Kosovës, pas shqyrtimit të tij.
Ky raport i ka kushtuar shtetit pothuajse 50 mijë euro.
Kjo është shuma që Qeveria ka ndarë për pagimin e anëtarëve të Komisionit për Demarkacionin.
Saktësisht 49 mijë e 40 euro i ka ndarë Qeveria disa javë më parë për punën e këtij komisioni. /Express/
COMMENTS