Anglia është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës pasi mposhti Kolumbinë pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-3.
Ndeshja e rregullt përfundoi 1-1, shkruan indeksonline.
Anglezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 57-të me një gol të Kane nga penalltia.
Yerry Mina arriti të barazoj rezultatin në minutën e katërt shtesë të kohës së rregullt.
Ndërsa në dy pjesët shtesë me nga 15 minuta nuk dhuruan gol edhe pse ishin shumë intensive.
Me këtë rast fituesi u vendos pas penaltive.
Në fazën tjetër, Anglia do të luaj me Suedinë që sot eliminoi Zvicrën.
COMMENTS