Anila Reçica Llugiqi rizgjedhet kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së dega Lipjan

Anila Reçica Llugiqi rizgjedhet kryetare e Forumit të Gruas të LDK-së dega Lipjan

Fauz Xhemajli priti në takim sot Zëvendësministrin për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Shukri Maxhuni.

Pas një procesi të zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe demokratike nëpër Nëndegë, sot Forumi i Gruas i Degës së LDK-së në Lipjan mbajti kuvendin zgjedhor të VIII-të me radhë.

Punimet e kuvendit të Forumit të Gruas i hapi kryetarja Anila Reçica-Llugiqi, kurse nga një fjalë përshëndëse patën Sekretari i LDK-së, njëherit dhe kryetar i degës, Imri Ahmeti dhe Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi.

Nga Kuvendi i VIII-të zgjedhor doli kryesia e re e Forumit të Gruas.
Kryetare u rizgjodh Anila Reçica-Llugiqi, ndërsa u zgjodhën edhe 31 anëtaret e kryesisë dhe delegatet për Kuvendin e Qendror të LDK-së.

Kryetarja Anila Reçica-Llugiqi falënderoi të gjithë delegatet, gjithashtu në mënyrë të veçantë të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë proces zgjedhor.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)