Ankohej se i pengonte ezani me zë të lartë, kinezja dënohet me 18 muaj burg

Ankohej se i pengonte ezani me zë të lartë, kinezja dënohet me 18 muaj burg

Norvegjezët fillojnë projektin më të madh infrastrukturor që kushton 47 miliardë dollarë (Foto/Video)

Gruaja me origjinë nga Kina u dënua nga autoritetet indoneziane pasi ajo ishte ankuar se po e bezdiste zëri i lartë i ezanit me altoparlantë.
Meiliana, budistja 44 vjeçe me origjinë nga Kina me u dënua me 18 muaj burg pasi u shpall fajtore për blasfemi (fyerje të besimit Islam).
Prokurorët thanë se e pandehura 44-vjeçare shkeli kodin penal duke kryer blasfemi kundër fesë.
Meiliana u ankua se ezani (thirrja Islame për namaz) që këndohej pranë shtëpisë së saj në Sumatrën e Veriut, ishte shumë i zhurmshëm dhe po i dëmtonte asaj dëgjimin.
Ankesa e saj shkaktoi trazira, ku nxiti shumë myslimanë të digjnin tempuj budistë e ndërtesa tjera, përcjell Telegrafi.
Por, një organizatë myslimane në Indonezi tha se ankesa e Meilianas nuk duhej konsideruar si blasfemi, pasi gjykata në Maidan kishte vendosur për dënimin e gruas kineze.
Vendimin e gjykatës, organizatat për të drejtat e njeriut e kanë konsideruar cenim të lirisë së shprehjes, ndërsa vet e pandehura ka kërkuar falje për fyerjen ndaj myslimanëve.
Një gjykatë indoneziane më parë për blasfemi ka dënuar edhe guvernatorin e Xhakartës, Basuki “Ahok” Tjahaja Purnama, i cili citoi një varg nga Kurani.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)