Protestat kundër taksës së biznesit të vogël, ditën e sotme janë shtrirë edhe në Dibër.
Qindra biznesmenë, fermerë dhe blegtorë protestuan përpara Prefekturës së Dibrës ku kërkonin tërheqjen e vendimit për vendosjen e TVSH për biznesin e vogël.
Qytetarët kërkojnë takse fikse vjetore për biznesin e vogël. Fermerët kërkojnë dëmshpërblimin për prodhimet e dëmtuara dhe bletet e ngordhura nga kultivimi i bimëve narkotike.
“ PD do të mbështesë tregtarët e vegjël e bujqit dibrane në protestat e tyre për heqjen e TVSH, uljen e taksave, dhe subvencionet e munguara ne bujqësi”, u shpreh Gjunkshi, deputet i PD-së.
COMMENTS