Shkruan: Selatin Retkoceri
Populli shqipëtar në Kosovë e diasporë ka ndryshuar mendim për kryeministrin aktual z.Ramush Haradinaj. Vendimi për aplikimin e taksës në import, fillimisht taksë në importe prej 10%, e pa kaluar as një javë është rritur taksa në 100%, për mallrat dhe produktet me origjinë nga Serbia&Bosnja dhe Hercegovina. Vendimi ka rritur konsiderueshëm besimin tani më shumë të lëkundur që populli e kishte për kryeministrin e vendit.
Demarkacioni me Malin e Zi, tërheqja e kryeministrit nga udhëheqja i bisedimeve me Serbinë, qeveria e madhe me shumë ministri e ministra, shumë zëvendëskryeministra, këshilltar e zëvendësministra, rritja e pagave për kabinetin qeveritar, lista e fryer e veteranëve të luftës, dështimi i pranimit në INTERPOL, raportet jo të mira me ndërkombëtarët, përfaqësimi jo dinjëtoz në forume ndërkombëtare, politikat e dështuara ndërkombëtare, dështimi i politkave të jashtme, korrupcioni në qeveri, drejtësi, ndërmarrje publike, institucione, terheqëja e njohjeve nga shtete të ndryshme dhe një sërë dështimesh e vendime të shumëta jo populiste të cilat kishin vënë në pyetje vazhdimin e qeverisjes. Duhet thënë troq që kjo Qeveri kishte humbur shumicën në parlament dhe në çdo qast pritej rënja e saj.
Kryeministri z.Ramush Haradinaj me apo pa vetëdije ka nxjerrë një vendim me qeverinë e tij që atij ja ka zgjatur jetën, bile bile edhe nëse rrëxohet ai tani ka shpresë që përseri mund ta qeverisë vendin për shkakun e vendimit të guximshëm të vënjes së takses në import prej 100% për Serbinë dhe Bosnjën. Aplikimi i vendimit të dytë të taksës prj 100%, ka ndryshuar radikalisht mendimin dhe besimin e qytetarëve por edhe të disa subjekteve politike të cilat sigurisht se nuk do ta pranojnë publikisht, por nuk do të vazhdojnë luftën e tyre për ta rrëxu qeverinë, mu tani kur përkrahja popullore është dukshëm ma e madhe se sa para aplikimit të vendimit.
Gara për të marrë meritat se kush e propozoi këte masë tatimore, prej nga rodhi ideja dhe si u bind kryeministri për një vendim kaq radikal dhe të rënd për Serbinë, tani më është e parëndësishme. E rëndësishme është që kryeministri i vendit tani më nuk guxon të hamendësohet dhe eventualisht ta tërheqë vendimin. Abrogimi i taksës automatikisht do të krijonte alibi për rrëximin e kësaj Qeverie gjë që do ta qonte vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme. Rënja e Qeverisë me këte vendim në fuqi, nëse do të arrihej koncenzuesi politik për ta larguar Ramush Haradinajn, ky hap për kryeministrin do të ishte i favorshëm, kjo atij do t’ia rregullonte pozicionin për të garuar ma i sigurt në zgjedhjet që do të organizoheshin brenda një kohe të shkurtër. Unë dua të besoj se kryeministri dhe këshilltarët e tij të shumtë që ky i ka në Qeveri dhe Parti nuk do ta lejojnë të bëjë gabime që atij do ti kushtonte me largim të perjetshëm nga politika. Shkarkimi i Qeverisë me vendimin e taksës prej 100% në fuqi, apo largimi i qeverisë duke hequr këte taksë ka shumë dallim. Rasti i parë Ramushit i jep shanca ideale për të fituar shumë ma shumë vota në zgjedhjet e jashtëzakonshme. Kurse rasti i dytë atij ja vështirson kalimin e pragut zgjedhor prej 5% gjë që do ta largonte edhe nga Parlamenti i Republikës së Kosovës.
Presioni ndërkombëtar e sidomos nga zonja Mogerini dhe disa shtete të BE-së e që kryesisht janë të nxitura nga Hashim Thaqi, president i Kosovës, nuk duhet të konsiderohen nga Kryeministri. Pranimi i presionit ndërkombëtar duke hequr taksën për Serbinë e Bosnjë dhe Hercegovinën, njëkohësisht do të thotë fund i Qeverisjes së Ramush Haradinajt por edhe të mundësisë që në të ardhmen ndonjë qeveri cila do qoftë ajo do të mund të aplikoj masën e reciprocitetit apo ndonjë masë tjetër si ndëshkim për shtetin serb që ka shkelur dhe vazhdon të shkelë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare që i ka nënshkruar me Republikën e Kosovës.
COMMENTS