Arban Abrashi: Kush e ndaloi Shpend Ahmetin t’i heq qentë endacakë nga rrugët apo ndërtimin e kolektorëve në Emshir?

Arban Abrashi: Kush e ndaloi Shpend Ahmetin t’i heq qentë endacakë nga rrugët apo ndërtimin e kolektorëve në Emshir?

Abrashi: 7 mijë punëtorë ikën nga Prishtina, kjo tregon për qeverisjen e Shpend Ahmetit

Arban Abrashi i LDK’së thotë se Shpend Ahmeti nuk është bllokuar nga asnjë parti për të realizuar projekte bazike për qytetarët e Prishtinës. Gjithçka e ka quajtur arsyetim të kandidatit të VV’së.

Kandidati i LDK’së për kryetar të Prishtinës Arban Abrashi i ka kujtuar Shpend Ahmetit projektet e pa realizuara.

Ai ka pyetur kandidatin e VV’së që po kërkon edhe një mandat, për arsyet që nuk zgjidhi problemin e qenëve endacakë nga rrugët apo ndërtimin e kolektorëve në Emshir.

“Veç me iu sqaru qytetarëve se nuk ka pasur asnjë bllokadë për punët të cilat janë bazike. Më shumë ka qenë arsyetim. Mendoj se ka pasur hapësirë të ndërtohen shtatë shkollat e nevojshme. Unë mendoj se askush nuk e ka ndalu me i ndërtu kolektorët në Mat, Matiqan apo në Emshir. Të krijohen linja të reja, të ndërtohen shkolla në Sofali apo të trajtohen qentë endacakë kudo në Prishtinë”, tha Abrashi në Klan Kosova.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)