Arbëria e emëron trajner Arbnor Morinën

Arbëria e emëron trajner Arbnor Morinën

Abëria fiton bindshëm, nuk falë në stadiumin “Sami Kelmendi”

Arbëria ka konfirmuar se e ka emëruar Arbnor Morinën në postin e trajnerit, i cili do ta fillojë punën nga sezoni i ri 2020/21 pas promovimit të klubit llapjan në Ipko Superligë.

Morina, i cili është drejtor i tanishëm sportiv i Flamurtarit, do të rikthehet në punën e trajnerit me Arbërinë pas përfundimit të këtij sezoni në ligën elitare kosovare, raporton Gazeta Express.

“KF Arbëria ka arritur marrëveshje me trajnerin Arbnor Morina. Trajneri Morina punën me KF Arbëria do ta fillojë pas përfundimit të kampionatit të Ipko Superligës ngase momentalisht është angazhuar me KF Flamurtari”, thuhet në njoftimin e Arbërisë.

Morina ishte trajner i Gjilanit në vitin 2016, para se të largohej për të punuar si drejtor sportiv në Prishtinë dhe Flamurtar.

Arbëria e siguroi promovimin në Superligë këtë sezon, nga pozita e dytë në Ligën e Parë, pas vendimit të Federatës së Futbollit të Kosovës për t’i promovuar dy klubet e para në renditje pas anulimit të sezonit në kategorinë e dytë të futbollit në vend, si pasojë e pandemisë koronavirus.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)