Arbëria e fillon me këmbë të mbarë, fiton ndaj Bashkimit në Ligën e Parë

Arbëria e fillon me këmbë të mbarë, fiton ndaj Bashkimit në Ligën e Parë

Gruevski i kishte zbrazur llogaritë bankare që në shtator

KF Arbëria e ka filluar sezonin 2018/19 në Ligën e Parë me fitore ndaj Bashkimit të Kortinit me rezultat 2-0.
Dobrajasit ishin dukshëm më të mirë dhe kjo ishte një fitore e merituar.

Ishte Almiri ai i cili rrezikoi i pari në takim, por goli erdhi në minutën e 30-të nga Hysen Bytyqi.

Kreshnik Bahtiri provoi të thellojë epërsinë, por nuk ia doli dhe me rezultatin 1-0 përfunduan 45 minutat e parë.

Ishte edhe njëher super Bytyqi i cili shënoi në minutën e 78-të duke i dhënë kështu Arbërisë qetësinë e duhur për të vazhduar ndeshjen.

Në minutat e mbetur loja u zhvillua kryesisht në mesfushë.

Vlenë të theksohet që nga rregullimi i stadiumit ‘’Sami Kelmendi’’ e deri më sot nuk mbahet mend të ketë pasur kaq shumë njerz të interesuar për ta përcjellur nga afër klubin dobrajas.

Në tribunë u pa edhe Jahir Krasniqi (BABA), falë të cilit klubi dobrajas për nga oraganizimi mund të matet më klubet më të organizuar të Superligës./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)