Arbëria i mbush “bateritë” në Shqipëri

Arbëria i mbush “bateritë” në Shqipëri

Limaj: S’do ta kisha lejuar Presidentin të përzihet në punët e Qeverisë

Duke e ditur se në sezonin pranveror e pret një rivalitet i fortë në luftën për njërin nga vendet që i siguron biletën për në Superligë, Arbëria ka vendosur që një fazë përgatitore ta zhvillojë në kushte sa më të mira, shkruan Gazeta Ulpianapress.

Nënkampioni i Ligës së Parë, ka udhëtuar ditë më parë drejt Shqipërisë ku është vendosur në Durrës dhe është duke i vazhduar përgatitjet për pjesën e dytë të kampionatit.

Skuadra nga Dobraja e Lipjanit do të qëndrojë shtatë ditë në Durrës ku me trajnerin Nuhi Bahtiri do t’i bëjë përgatitjet finale për sezonin pranveror. Mirorganizimi i klubit, që ka për synim kalimin në Superligë është model për të gjitha skuadrat tjera!Edhe pse kishte një skuadër shumë stabile, kryesia ka vazhduar me përforcime tjera, duke angazhuar, ndër të tjera edhe Lauren Ismailaj, ish-lojtar i Partizanit dhe Dinamos së Tiranës.

Ulpianapress merr vesh se skuadra dobrajase nesër do të zhvillojë dhe një lojë miqësore më skuadrën e Dukagjinit.

Arbëria e pati një sezonë fenomenale gjatë vjeshtës, duke shkëlqyer si me lojë ashtu edhe me rezultate./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)