Arbëria inkuadrohet në elitë për herë të parë në histori të klubit!

Arbëria inkuadrohet në elitë për herë të parë në histori të klubit!

Rrustemi mbledh kandidatët për asamble komunale

Federata e Futbollit e Kosovës, ka marrë vendim që ta përfundoj sezonin 2019/2020, në Ligën e Parë.

FFK-ja ka vendosur që Besa e Pejës dhe Arbëria të inkuadrohen për sezonin e ri në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta Sheshi.

Kësisoj, Arbëria ka shënuar sot arritjen më të madhe në historinë modeste të klubit.

Kuqezinjtë e themeluar më 1977, në edicionin e ardhshëm do të luajnë për herë të parë në histori të klubit në garat elitare të futbollit kosovar.

Arbëria ishte në vendin e dytë pas ndërprerjes së kampionatit me 36 pikë, katër më pak se vendi i parë, Besa dhe pesë më shumë se ndjekësi i parë, Liria.

Arbëria ndeshjet si vendëse i zhvillon në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)