Krenaria e Komunës së Lipjanit, KF Arbëria pësoi humbje të thellë në ‘’Sami Kelmendi’’ 3:6 përball Dukagjinit.
Lipjanasit pas kësaj humbje lëshuan edhe shansin që ti prijnë tabelës, mirëpo gjenden vetëm dy pikë larg prijësit në Ligën e Parë.
Por pas humbjes së thellë, nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare të klubit, Arbëria iu ka kërkuar falje tifozëve.
“Humbja e ndeshjës së djeshme ndajë Dukagjinit na zhgenjeu të gjithëve e sidomos atyre që e ndezën atmosferen në stadiumin “Sami Kelmendi”, tifozerin Stuhia e Kuqe të cilët reaguan në faqen zyrtare të tyre me të drejtë dhe se meritojn dhe një kërkim falje publike.
Ne duhet kërkuar falje çdo përkrahësi të cilët e kanë në zemër KF Arbëria , pikërisht atyre të cilët edhe e përjetuan rëndë humbjen”.
“Sigurisht që përgjegjësia do të kërkohet mirëpo të bashkuar do analizojm mirë gjërat duke e vënë në konkludim një analiz e cila do na dergon drejtë rezultateve pozitive dhe do na largon nga ky zhgënjim të cilin e perjetuam dje.
Çoftë fitore apo humbje ne si klub duhet ti pranojm mirëpo humbjet do ti analizojm bashkë dhe do ti menjanojm ato që mos të ndodhin më”, shkruhet në njoftimin e Arbërisë. /Ulpianapress/
COMMENTS