Arbëria është nikoqir i Vjosës në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e Parë.
Dy skuadrat do të përballen për herë të parë këtë edicion, në një ndeshje që pritet të jetë e zjarrtë.
Vendasit kërkojnë fitoren e parë këtë kampionat pas dy humbjeve e një barazim, derisa Shtimjanët synojnë të vazhdojnë me serinë e mirë pozitive.
Klubi lipjanas, nepërmjet një shënimi në faqen zyrtare, ka kërkuar nga tifozët dhe qytetarët e komunës së Lipjanit përkrahje për këtë duel.
Ndeshja zhvillohet të shtunën në “Sami Kelmendi”, duke filluar nga ora 15:00./Ulpianapress/
COMMENTS