Arbëria nuk njeh humbje në 5 ndeshje radhazi, statistikë që lë prapa ekipe të mëdha kosovare

Arbëria nuk njeh humbje në 5 ndeshje radhazi, statistikë që lë prapa ekipe të mëdha kosovare

Zbritje marramendëse tek “7 Vëllezërit” Center për festat e fundvitit. Gëzuar!

Barazimi ndaj Lirisë kryesuese (0-0) sot në ‘’Perparim Thaçi’’, shënon ndeshjen e 5-të radhazi, në të cilën Arbëria nuk pëson humbje – një statistikë mbresëlënëse.

Ekipi dobrajas nuk di për humbje që nga takimi me Malishevën, ku u mposht me rezultat të thellë 4 me 0, njofton Ulpianapress.

Në këtë statistikë, prapa skuadrës dobrajase qëndrojnë ekipe të mëdha të futbollit kosovar. Më afër ndodhet ish-kamipini i Kosovës, Besa e Pejës, që ka arritur të mos humbë radhazi në katër ndeshje.
Pastaj ndodhet nënkampioni i Kosovës KEK-u me seri prej tri takimesh pa humbje, Drenasi me tri takime pa humbje, teksa nga dy ndeshje pa humbje radhazi i kanë regjistruar Ramiz Sadiku dhe Vllaznia.

Në dhjetë xhirotë e këtij stinori, KF Arbëria ka vetëm dy humbje, kundrejtë katër fitoreve dhe katër barazimeve dhe radhitet në pozitën e pestë me 16 pikë të grumbulluara dhe më një mundësi të artë nëse vazhdon me këtë ritëm, që të sigurojë një vend që dërgon në Superligë./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)