Arbëria pret Kiken, 3-pikëshi detyrim për lipjanasit

Arbëria pret Kiken, 3-pikëshi detyrim për lipjanasit

Paqe në gjysmëfinalet e Play Off-it të Serisë B

Sfida e javës së 10-të në Ligën e Parë zhvillohet sot, aty ku Arbëria do të presë në “Sami Kelmendi” ekipin e Kikës .

Një sfidë e nuk përmban në vetvete shumë histori mirëpo rivalitet të madh do të ketë mes klubeve. Të dy skuadrat janë të destinuara që të mos dalin nga ky takim pa fituar 3-pikët. Skuadra e Arbërisë është në garë për vendin e parë në tabelën e klasifikimit, një vend që të dërgon në Superligë edhe pse ka shumë ndeshje tjera për tu zhvilluar, kurse skuadrës nga Hogoshti i mbetet që të luftojë për eksistencë deri në fund të kampionatit.

Skuadra e Abazit vjen nga një moment i mirë pas fitores së vështirë kundër Fushë Kosovës dhe vazhdon e qetë rrugën drejt zonës që dërgonë në Superligë dhe një fitore e mundshme ndaj Kikës do i afronte më tepër qëllimet e tyre.

Përballja mes Arbërisë dhe Kikës është programuar për t’u luajtur sot në orën 15:00./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)