Arbëria do të jetë mysafire e KEK-ut në kuadër të javës së 21-të në LIgën e Parë të Kosovës.
Klubi nga Dobraja është në nvendin e dytë në tabelë me pesë pikë më shumë se Liria e treta, njofton Ulpianapress.
Kapiteni Kreshnik Bahtiri, beson se fitorja do t’ia lehtësonte punën skuadrës së tij drejt synimit, inkuadrimit në Supërligë.
Me organizimin shumë t’mirë nga ana e kryesisë, në bashkpunim me shtabin teknik jemi mjaft mirë të motivuar për rezultat pozitiv, mirëpo kjo varet krejt në ditën e ndeshjes’’, tha fillimisht kapiteni.
Ai beson që do të jetë ndeshje e bukur , mirëpo, megjithate ai shfaqë dronë tek fusha dhe kushtet atmosferike, të cilat sipas tij, mund të ndikojnë për një shfaqje të mirë.
‘’Te KF Arbëria pak ka rëndësi kush shënon e rëndësishme është me u kthy me rezultat pozitiv, po nvaret pak edhe prej kushteve atmosferike dhe fushës natyrale mundet mos me qenë e përshtatshme për lojë futbolli’’, përfundoi Bahtiri./Ulpianapress/
COMMENTS