Arbëria uron Kosovën për fitore historike ndaj Ishujve Faroe

Arbëria uron Kosovën për fitore historike ndaj Ishujve Faroe

Sulmohet Flora Bujupi, humanistja lipjanase që ka lënë jetën në Holandë që të kujdeset për qentë endacak

Përfaqësuesja e Kosovës, ka arritur sonte një fitore historike në stadiumin “Fadil Vokrri” me rezultat 2:0 duke mposhtur kështu ekipin e Ishukve Faroe, në ndeshjen kualifikuese për League D.

Menjëherë pas përfundimit të kësaj ndeshje, klubi nga Dobraja e Lipjanit, KF Arbëria ka uruar kombëtaren e Kosovës për fitoren historike, njofton Ulpianapress.

Ky është postimi i plotë:

“Krenari dhe mburrje me Kosoven tonë.

KF Arbëria uron fitoren e madhe përfaqësueses tonë Kosoves në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sonte ndodhi mrekullia e cila ishte pritur.
Një fitore për përfaqësuesen tonë Kosoven , një fitore për heroin tonë njëherit legjenden e futbollit Fadil Vokrri i cili i dha kontribut të madh futbollit tonë madje si Kryetar i FFK-së e inkuadroi Kosoven në Uefa dhe Fifa.

Legjendat si “Vokrri”, nuk vdesin kurrë”, shkruan në faqen zyrtare të KF Arbërisë./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)