Manchester City është kualifikuar në rrethin tjetër të Carabao Cup.
Skuadra e Pep Guardiolas ka arritur që sonte të regjistrojë fitore me rezultat, 2-0 ndaj Fulhamit.
Guardiola bëri 10 ndryshime për ndeshjen e sontme, teksa në portë startoi edhe portieri kosovar, Arijanet Muriqi, transmeton IndeksOnline.
Dy golat e fitores për ”Qytetarët” i shënoi Brahim Diaz (’18,’65).
Pra, Muriqi arriti ta mbajë portën e paprekur sonte – teksa kundërshtar kishte sonte sulmuesin serb, Aleksandr Mitrovic.
Në rrethin tjetër, në dhjetor, Man City do të përballet me fituesin e duelit, Leicester – Southampton.
COMMENTS