Gjuetari që ka dashur të mbetet anonim, pretendon se kabina e gjuetarëve që ndodhet në një pjesë malore të Irkutsk të Siberisë, është thyer nga një ari.
Derisa 57-vjeçari po kthehej nga lumi, kafsha kishte thyer derën dhe pasi ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, duke ia marrë edhe dy pushkë gjuetie, transmeton Telegrafi.
Njëra prej armëve që u grabit
“Kisha me vete vetëm kovën me ujë, ndërsa ariu ishte para shtëpizës. Mu desh të qëndroja në mal për shtatë orë, derisa u sigurova që është larguar”, ka thënë gjuetari.
Shtëpiza ku ndodhi ngjarja
Rasti është hetuar nga mbrojtësit e rendit, që kanë konstatuar që në shtëpi ka hyrë kjo shtazë grabitqare, ndërsa janë në kërkim të armëve me tytë të gjatë.
Gërvishtjet e ariut në derë
Deri tani ka ndodhur që një ari të afrohet te shtëpitë për të kërkuar ushqim, por jo edhe të grabisë ndonjë objekt që nuk është për t’u ngrënë.
COMMENTS