Arrestohen tre persona në Prishtinë, dyshohet se rrëmbyen një vajzë në Lipjan

Arrestohen tre persona në Prishtinë, dyshohet se rrëmbyen një vajzë në Lipjan

Kështu nuk e keni parë presidentin asnjëherë më parë (Foto)

Tre persona janë arrestuar para disa momentesh në Prishtinë, nën dyshimin se kanë rrëmbyer një vajzë në Lipjan.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net edhe nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Ky i fundit ka thënë se policia ka pranuar informatën se një femër është rrëmbyer në Lipjan, nga ku të dyshuarit kanë lëvizur me veturë në drejtim të Prishtinës.

Të njëjtit janë arrestuar në rrugën Xhorxh Bush në Prishtinë nga njësitet e reagimit të shpejtë të Policisë së Kosovës.

Postimi i plotë:

Policia ka pranuar informaten se dyshohet qe nje person (femer) eshte rrembyer ne Lipjan dhe te dyshuarit kane levizur me nje veture ne drjetim te Prishtines. Njesitet policore, konkretisht ato per reagim te shpejt të rajonit te Prishtines, menjeher pas pranimit te kesaj informate kane arrit qe ta identifikojne dhe para pak qastesh ne rr. Xhorxh Bush ne Prishtine e kane ndaluar veturen e dyshime, me qrast 3 persona te dyshuar dhe nje femer e moshes se re eshte shoqeruar ne Polici per verifikime te metejme dhe sqarim nese behet fjale per ndonje veprim te kunderligjshem. Eshte njoftuar edhe stacioni policor ne Lipjan te cilet do te asistojne ne trajtimin dhe sqarimin e rrethanave te metejme lidhur me rastin. /Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)