Është arrestuar në Serbi, saktësisht në vendkalimin kufitar Batrovci një person nga Lipjani.
Në automjetin e tij u gjetën më shumë se 41 kilogramë marihuanë, raporton RTV.
Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Administrata e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me anëtarët e Drejtorisë së Policisë Kriminale dhe Departamentit të Policisë në Novi Sad, sekuestruan më shumë se 41 kilogramë marihuanë në vendkalimin kufitar Batrovci dhe arrestuan B.B. (1986) nga Lipjani për shkak të dyshimit të bazuar se ai ka kryer veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Pas inspektimit të furgonit, me targa sllovene, të drejtuar nga i dyshuari, Policia gjeti drogën të paketuar në 73 pako./Indeksonline/
COMMENTS