Policia e Kosovës raporton se gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person i dyshuar pasi që ka keqpërdorur seksualisht të miturën femër.
Rasti ka ndodhur në Mitrovicë rreth orës 17:00, ndërsa viktima është dërguar në strehimore. Ndërsa i dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Mitrovicë, 03.03.2018-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Ashkali pasi qe i njëjti ka keqpërdorur seksualisht viktimën femër K-Rome. Viktima është dërguar ne strehimore ndërsa, i dyshuari me urdhër te prokurorit dërgohet ne mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh. /Insajderi.com
COMMENTS