Studiuesi i shkencave Islame, Mustafa Bajrami, gjatë ditës së djeshme ka marrë një kërcënim të rëndë. Ai ka treguar se një fytyrë e njohur publike në vend i ka kërkuar atij haraç, në të kundërtën do të ndodhë tragjedi. Hoxha thotë se ia kërkuan 35 mijë euro.
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person, i cili dyshohet se i ka dërguar mesazhe kërcënuese profesorit të shkencave islame, Mustafa Bajrami.
Lajmin e ka konfirmuar Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë Rajonale të Gjilanit.
Hashani po ashtu ka konfirmuar se Policia është duke e hetuar rastin e raportuar të kërcënimit ndaj Mustafa Bajramit.
“Po mund të konfirmojë një rast të kërcënimit të cilin është duke e hetuar Policia. Në orët e mbrëmjes, rreth orës 19:00, është arrestuar një person i cili dyshohet t’i ketë dërguar mesazhe kërcënuese”, tha zëdhënësi i Policisë për KALLXO.com.
Sipas Policisë, i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”.
Sot gjatë ditës, Mustafa Bajrami njoftoi përmes profilit të tij në “Facebook” se dikush i ka kërkuar haraç 35 mijë euro, ose do t’i shkonte koka.
COMMENTS