Matias Messi është arrestuar nga policia në Argjentinë.
Vëllai i madh i Lionel Messit është arrestuar në Argjentinë për posedim të një arme luftarake.Matias Messi, 35-vjeç gjendej në një klinikë në qytetin e Rosarios ku po trajtohej pas lëndimeve të pësuara në një incident.
Por, arma e gjetur është konfiskuar nga forcat e policisë, raportojnë mediat argjentinase.Bëhet fjalë për një armë luftarake për posedimin e së cilës ai mund të dënohet së paku me tri vite burg. /Lajmi.net/
COMMENTS