Zlatan Ibrahimovic do të mbetet në Milan edhe për një sezon.
Milan dhe Zlatan Ibrahimovic kanë arritur marrëveshje për vazhdimin e qëndrimit të sulmuesit deri më 2021.
Mediat italiane raportojnë se palët kanë arritur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës së yllit suedez edhe për një sezon, transmeton lajmi.net.
Kërkesa e Ibrahimovic nëpërmjet menaxherit të tij, Mino Raiola, ishte paga prej 7 milionë euro në sezon.
Milan ka ofruar 6 milionë euro dhe bonuset duke gjetur pajtimin nga ana e ish sulmuesit të Paris Saint-Germain.
Ibrahimovic do të vazhdojë të luajë në Serie A duke qenë në dispozicion të trajnerit Stefano Pioli.
COMMENTS