Klubi i qytetit KF Ulpiana është pa trajner që një kohë të gjatë, pas largimit të Megzon Visokës.
Por, kësaj pritje të madhe i ka ardhur fundi dhe shumë shpejtë Ulpiana do ta emëroj trajnerin e ri.
Ashtu siç kupton Ulpianapress, KF Ulpiana pritet që ta emëroj si trajner të ri, Sami Sermaxhaj.
Muaj më parë Sermaxhaj u shkarkua nga Ballkani, pasi sipas klubit nga Suhareka, kanë munguar rezultatet e pritura./Ulpianapress/
COMMENTS