Asambleisti Tasholli uron Agim Aliun për zgjedhjen si nënkryetar i PDK-së

Asambleisti Tasholli uron Agim Aliun për zgjedhjen si nënkryetar i PDK-së

Mediet zvicerane shpërthejnë kundër Dacicit pasi tha: “A po luajmë kundër Zvicrës apo Prishtinës?”

Kryesia e re e Partisë Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e saj të parë, ka zgjedhur dhe plotësuar strukturën e re drejtuese të partisë, duke emëruar nënkryetarët, sekretarin dhe një numër udhëheqësish të departamenteve sektoriale.

Agim Aliu kryetari i Ferizajt, u zgjodh nënkryetar i PDK-së, njofton Ulpianapress.

Asambleisti nga radhët e PDK-së së Lipjanit, Argjend Tasholli, ka uruar Aliun për postin e ri, duke thurur elozhe për kryetarin e Ferizajit.

Shënimi i plotë i Tashollit:

‘’Urime Agim Aliu
Puna juaj e palodhëshme për qytetarët e Ferizajit dhe Partinë Demokratike të Kosovës, u kurorëzua me postin e nënkryetarit të Partisë Demokratikë në nivel vendi.
Urime dhe suksese kryetari model, për një qeverisje lokale, siç është ajo në Komunë e Ferizajit.

Suksese i nderuar, punë të mbarë!’’.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)