Asambleistja e Nisma-s kalon në PDK-në e Shtimes(Foto)

Asambleistja e Nisma-s kalon në PDK-në e Shtimes(Foto)

Klubi ʺGadimjaˮ, bën kërkesë për antarësim në FFK

Asambleistja Adelina Beqaj nga Nisma ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës dega në Shtime.

Beqaj ka thënë se ky kalim bëhet për arsye të shumta, transmeton Ulpianapress.

“Më lejoni të ju njoftojë se nga sot une Adelina Beqaj Asambleiste e Nismës dega në Shtime, nuk do të jem më pjesë e Nismës Socaildemokrate. Arsyet jane të shumta por mbi të gjitha është ngushtimi i hapësires për të vepruar në ketë subjekt politik dhe inateve personale nga ana kryetarit të Nismës Socialdemokrate të Kosovës dega në Shtime, i cili njeh vetem interesat e tij personale”, ka theksuar ajo.

Njoftimi i saj i plotë:

“Të nderuar qytetarë të Komunes së Shtimes, të nderuar miq, familjarë ju votuesit e mi.
Më lejoni të ju njoftojë se nga sot une Adelina Beqaj Asambleiste e Nismës dega në Shtime, nuk do të jem më pjesë e Nismës Socaildemokrate. Arsyet jane të shumta por mbi të gjitha është ngushtimi i hapësires për të vepruar në ketë subjekt politik dhe inateve personale nga ana kryetarit të Nismës Socialdemokrate të Kosovës dega në Shtime, i cili njeh vetem interesat e tij personale.
Rrugetimin tim politik do ta vazhdojë në Partine Demokratike të Kosoves ku mora edhe mbeshtetjen e kryetarit të Komunes zotëri Naim Ismajli.
Do te vazhdoje të ju përfaqësoj ashtu siq është me së miri, me dinjitet dhe përgjëgjësi, pra tash e tutje do te jem Asambleiste në radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dega në Shtime”.


COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)