Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti sot gjatë ditës ka vizituar rrugën Topliqan-Vajnovc e cila rrugë është duke u bërë asfaltimi, investim ky nga Komuna e Lipjanit.
Me këtë rast Kryetari Ahmeti ka uruar banorët për rrugën e re dhe ka bërë të ditur se do të ketë edhe projekte të tjera në vazhdimësi për këtë lokalitet.
Ndërsa, banorët e Topliqanit dhe Vajnovcit kanë falënderuar Kryetarin Imri Ahmeti për përkushtimin e dhe realizimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm.
COMMENTS