Asnjë humbje – Statistikat e jashtëzakonshme të Challandes me Kosovën

Asnjë humbje – Statistikat e jashtëzakonshme të Challandes me Kosovën

Vjen propozimi i parë: Stadiumi i Prishtinës të mbajë emrin Fadil Vokrri

Shumë prej nesh u befasuan kur Federata e Futbollit të Kosovës emëroi Bernard Challandes në postin e trajnerit të Kosovës.

Ani pse në moshë, tekniku zviceran e shtyu pensionimin e tij për ta sfiduar veten me një aventurë të re – drejtimin e Përfaqësueses së Kosovës.

Kjo aventurë po del të jetë pozitive për Challandes, me të cilin, Kosova nuk di për humbje në gjashtë ndeshjet e fundit nën drejtimin e tij.

Ai e ka krijuar një skuadër mjaft kompakte te Kombëtarja, ndërsa, pika më e fortë te ”Dardanët” me Challandes është reparti defanziv.

Në gjashtë ndeshjet e para të Challandes si trajner i Kombëtares sonë, Kosova e ka pësuar vetëm një gol, shkruan IndeksOnline.

Dy ndeshjet e para, të cilat ishin miqësore me Burkina Fason dhe Madagaskarin, Kosova i fitoi, e më pas vazhdoi me fitore edhe ndaj Shqipërisë, 3-0.

Më pas, kosovarët barazuan pa gola në Baku ndaj Azerbajxhanit, për të vazhduar me një fitore, 2-0 përballë Ishujve Faroe në Prishtinë.

Me fitoren e sontme ndaj Maltës, bilanci i Challandes si trajner i Kosovës është: 5 fitore, 1 barazim, 0 humbje.

Ani pse nuk e prisnim, emërimi i Challandes në postin e trajnerit ka ndryshuar për të mirë Kombëtaren tonë, por mbetet të shihet në vazhdim sa do të vazhdojë kjo ecuri impresive.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)