Atalanta ka fituar me rezultat të pastër 3-0 në shtëpi në çerek-finale të Kupës së Italisë ndaj Juventusit.
Skuadra nga Bergamo luajti një ndeshje të mirë ndaj kampionëve të Italisë, kështu duke marrë biletën për gjysmë-finale, raporton Gazeta Express.
Timothy Castagne shënoi për 1-0 në minutën e 37’ të takimit, kurse dy minuta më vonë, Duvan Zapata shënoi një gol të bukur për 2-0.
Në pjesën e dytë, Zapat shënoi golin e tij të dytë personal në minutën e 86’ për 3-0, që ishte edhe rezultati final i ndeshjes.
Juventusi arriti të shkojë deri në finale të Kupës së Italisë për katër vite radhazi.
Në gjysmë-finale, Atalanta do të takohet me Fiorentinën, kurse Milani mund të përballet në gjysmë-finale me Interin ose Lazion.
COMMENTS