Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ditëve të fundit duket se ka ndyshuar shumë në pamjen e saj fizike.
Jahjaga gjatë kohës sa ishte presidente kishte një peshë më të shtuar, në krahasim me tash që duket se ka humbur ca kilogramë.
Përveq asaj, Jahjaga nga fotografitë e postuara ditëve të fundit, shihet se ka bërë edhe intervenime kirurgjike në fytyrën e saj. Hunda e saj është rimodeluar, gjë që vërehet qartazi nëse bëhet krahasimi me imazhet e mëhershme, transmeton Periskopi.
Madje lind dyshimi se edhe mollëzat e saj janë më të fryera. Si duket ish-presidentja nuk ishte e kënaqur aq shumë me pamjen e saj, sidoqoftë këto ndryshime nuk po i shkojnë keq.
Është bërë e ditur se Jahjaga do të bëhet pjesë e misionit vëzhgues ndërkombëtar të zgjedhjeve presidenciale në Liberi.
COMMENTS