Atmosferë e jashtëzakonshme në tubimin e LDK-së në Dobrajë

Atmosferë e jashtëzakonshme në tubimin e LDK-së në Dobrajë

Imri Ahmeti, në stilin e një poeti, uron të dashurit qytetarë, për një ditë të mbarë

Në Dobrajën e Madhe me fshtrat përreth, mes qindrash simpatizantë, deri në fund të sallës së sportit, LDK e Lipjanit mbajti tubimin madhështor për fitoren e jashtëzakonshme të 6 tetorit.

Kandidati për deputet, Shkelzen Hajdini deklaroi se, “me Vjosën kryeminstre do t’ia kthejmë zhvillimin Kosovës”.

Tutje Hajdini shtoi se ‘’me 6 tetor mos hezitoni të dilni e të votoni nëse keni ëndërr për ndryshim, beson në LDK dhe besoni në Vjosa Osmanin kryeministre’’.

Në përmbyllje të fjalimit, me temperaturat rritur nga ngazëllimi i zjarrtë i të rinjve, deputeti i 6 tetorit Shkelzen Hajdini zotohet se ‘’siguria në punë, të drejtat e punëtorëve dhe dinjiteti i tyre do të jenë prioritet i i qeverisë së LDK-së pas 6 tetorit”./Ulpianapress/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)