Ky është kokoshi nga Kosova me emrin Merakli që besohet të jetë gjeli më i madh në botë.
Merakliu, i cili jeton në një fermë të Kosovës, është 3 metra i gjatë dhe peshon 7.7 kg. Gjeli gjigant u bë sensacioni i internetit pasi pamjet e tij u publikuan në rrjet vitin e kaluar.
Së fundmi, pronari i tij Fitim Sejfijaj ka zbuluar se Merakliu më në fund e ka ndarë mendjen që ta marri punën seriozisht me dy pula.
Fermeri Sejfijaj tha për tabloidin britanik, The Sun:
Ai është një zog shumë i dashur dhe i lumtur. Merakliu ka dy pula dhe trajtohet shumë mirë.”
Pulat Brahma janë një lloj i pulave të mëdha të zhvilluara në Shtetet e Bashkuara nga zogjtë e importuar fillimisht nga Kina. Pesha mesatare për një gjel Brahma është 5.5 kg.
Kur pamjet e Meraklit u shfaqën së pari në internet, komentuesit në rrjetet sociale mendonin se bëhej fjalë për një video të montuar. Disa madje shkuan aq larg sa sygjeruan se bëhej fjalë për një njeri me kostum gjeli.
Të rejat e fundit nga Merakliu vijnë pasi lopa gjigante me emrin Knickers theu rrjetin me përmasat e saja “kolosale”.
COMMENTS