AUV-i bllokon produktin ushqimor për foshnja “Beba Suprem Pre 800 g” në Kosovë

AUV-i bllokon produktin ushqimor për foshnja “Beba Suprem Pre 800 g” në Kosovë

Mbi dyzet gjoba për mosrespektim të orarit të lëvijes në Lipjan

gjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bllokuar një produkt ushqimor për foshnja që është futur në tregun e Kosovës, pas një njoftimi zyrtar të pranuar nga Republika e Shqipërisë, përkatësisht nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Sipas komunikatës për media të AUV-it, subjekti “Rossmann & LALA SHPK” në Shqipëri ka eksportuar në Republikën e Kosovës produktin për foshnja “Beba Suprem Pre”, në paketim 800 gramë, më datë skadimi 05.2027 dhe kod identifikues EAN: 7613287226631, i cili është importuar nga kompania “Rossmann Kosova”, transmeton Zeri.info.

AUV-i njofton se, në bashkëpunim me kompaninë përkatëse, është realizuar bllokimi i menjëhershëm i këtij produkti nga tregu, ndërsa në ditët në vijim pritet të nisë edhe procesi i asgjësimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Me gjithë sfidat që po përballet institucioni, duke përfshirë mungesën e inspektorëve, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë thekson se mbetet e përkushtuar në monitorimin e vazhdueshëm të tregut dhe të zinxhirit ushqimor, me qëllim që qytetarëve të Kosovës t’u garantohet furnizimi me ushqim të sigurt dhe të shëndetshëm. /Zëri

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)