KF Arbëria nesër do të ndeshet me Vushtrrinë në kuadër të xhiros 15 të Ligës së Parë.
Sfida që zhvillohet në Lipjan pritet të jetë interesante me vushtrriasit që nuk do ta kenë aspak të leht në “Sami Kelmendi”,
Megjithatë, motivi është te ekipi vendas.
Jahir Krasniqi (BABA) pronar i restorant “Marigona-J”, sipas një njoftimi të faqes zyrtare të klubit të Arbërisë, ka dhënë premi nga 50 euro për secilin futbollist nëse mposhtet Vushtrria.
Kjo ka bërë që mobilizimi te futbollistët e Arbërisë të jetë maksimal.
Dueli Arbëria – Kika luhet nesër në Lipjan prej orës 13:00.
Gazeta Sheshi.
COMMENTS