Skuadra e Ulpianës na ka njoftuar me trajnerin e ri të ekipit i cili do të jetë Emin Bajrami.
Bajrami u zyrtarizua sot nga kryesia e Ulpianës, ndërsa në të njëjtin klub është edhe djali i tij, shkruan Periskopi.
Një ditë më parë skudra nga Lipjani zyrtarizoi talentin Alket Bajramin, tashmë djalin e trajnerit të ri të Ulpianës.
Kujtojmë se Ulpiana sezonin e kaluar ishte pjesë e Superligës, ndërsa nga edicioni i ri garat do t’i vazhdojë në Ligën e Parë.
COMMENTS