Bajrami për miratimin e buxhetit: Shteti është kthyer në mekanizëm që mbledh para nga qytetarët përmes inflacionit

Bajrami për miratimin e buxhetit: Shteti është kthyer në mekanizëm që mbledh para nga qytetarët përmes inflacionit

Deda flet për përçarjet me Mimoza Kusarin: Ajo nuk po tërhiqet

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas miratimit të Buxhetit të vitit 2026 në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka kritikuar qeverinë për mënyrën e menaxhimit të fondeve publike dhe ka theksuar se shteti është kthyer në një mekanizëm që mbledh para nga qytetarët përmes inflacionit.

Tutje, Bajrami ka kritikuar gjithashtu shpenzimin e parasë publike gjatë pesë viteve të fundit.

Postimi i plotë:

Sot në Kuvendin e Kosovës kaloi ligji për ndarjet buxhetore për vitin 2026.

Edhe pse LVV është në pushtet që nga viti 2021 dhe e dinte rezultatin e zgjedhjeve që nga 28 dhjetori 2025, ata sot kaluan një ligj që as strukturën e vetë qeverisë nuk e pasqyron: 4 nga 19 ministra mbeten pa buxhet me ligjin që kaloj sot.

Për me tepër, shpenzimi i parasë publike këto pesë vjet ka qenë i shoqëruar me korrupsion endemik, mbi 3500 kontrata me negocim të drejtpërdrejtë dhe me skema korruptive publike, pa lënë asnjë gjurmë me projekte kapitale që kanë vlerë për brezat ardhshëm. Mjafton të shohim rrugët rajonale, tash e gjashtë vjet janë punishte në pauzë.

Qeveria vazhdon logjikën e njëjtë, të shpërndarjes pa kriter të mjeteve buxhetore të cilat zakonisht rrisin importin e thëllojnë deficitin tregtar. Pra, shteti është kthyer në mekanizëm që mbledh para nga qytetarët përmes inflacionit çdo ditë të vitit dhe pastaj, kur t’u ju teket shpërndan nga një 100 Euro për të mbuluar dështimet e mëdha në arsim, shëndetësi dhe çdo fushë tjetër.

Vota nuk do të duhej të ishte qëllim në vete asnjëherë, vota është mjet që një parti politike ta arrij të realizoj programin e saj në funksion të përmirësimit të jetës së qytetarëve dhe forcimit të shtetit, por fakeqësisht kjo për LVV nuk vlen.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)