Bankënota e re 200-frangëshe nxit reagimin e shqiptarëve në Zvicër

Bankënota e re 200-frangëshe nxit reagimin e shqiptarëve në Zvicër

UN dhuron ndihma për familjet që kanë nevojë në Komunën e Lipjanit

Pasi imazhi i bankënotës së re është bërë publike, shumë përdorues të mediave sociale kanë reaguar për tre gishtat e ngritur në këtë bankënotë.

“A mos vallë bëhet fjalë për bankënotë serbe”, ka shkruar në një postim në Instagram të së përditshmes zvicerane “20 Minuten”, përcjell Albinfo.ch.

“Unë mendoj se ky është një provokim ndaj shqiptarëve dhe jo kundër boshnjakëve apo jam gabim këtu?”, ka shkruar një tjetër përdorurues ne Instagram.

Kujtimet të luftës në ish Jugosllavi?

Shumica pajtohen se bankënota e re 200-frangëshe paraqet përshëndetjen serbe me tre gishta, ose së paku mund të interpretohet si e tillë. Kjo përshëndetje është me origjinë nga koha e osmanëve dhe kryengritësve serbë kundër pushtuesve.

Sot, “tre gishtat e Serbisë” është një simbol identifikimi kombëtar serb.

Shumicës së banorëve në Zvicër nga trojet e ish Jugosllavisë, kjo bankënotë ua përkujton ngjarjet mizore të luftës në vitet ’90.

Deklaratë nga Banka Kombëtare Zvicerane

“Pjesa e përparme tregon gjithësinë me grimcat elementare më të rëndësishme të grimcave të modelit standard të fizikës, të njohur sot. Të tre gishtat e dorës tregojnë tre akse të koordinuara dhe në këtë mënyrë përfaqësojnë dimensionet hapësinore në të cilat zgjerohet materia”, kanë pohuar nga Deklaratë nga Banka Kombëtare Zvicerane.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)