Banorët e disa lagjeve në Lipjan thonë se harta zonale po e degradon qytetin

Banorët e disa lagjeve në Lipjan thonë se harta zonale po e degradon qytetin

Tenton ta përdhunojë, vajza reagon dhe plagos agresorin

Banorët e disa lagjeve në qytetin e Lipjanit po ndihen të diskriminuar me planifikimet e Komunës pas përgatitjeve të hartave zonale, proces ky që ka arritur në fazën përfundimtare.

Ata kanë akuzuar kryetarin e Komunës, Imri Ahmeti, se nuk po i shqyrton ankesat dhe peticionet e tyre derisa Komuna po ua mundëson ndërtuesve të caktuar ta degradojnë qytetin.

është ndërtuar kështu dhe le të mbetet ashtu, por jo mua të më zinet dielli gjithkah. Mbrapa neve është e lejuar ndërtimi i lartë, ndërsa neve ne jemi bllokuar këtu. Po ashtu, edhe përpara është lejuar ndërtimi i lartë, kurse ne s’kemi më mundësi të ndërtojmë asgjë. Pse është kjo padrejtësi”, ka thënë Hysen Sahiti, banor.

Bajram Gashi, ndërtues i banesave kolektive, ka thënë se ekzekutivi i Komunës për inate politike dhe për përfitime personale po i dëmton disa biznese me planifikimin e hartave zonale.

“Në bazë të këtij propozimi, etazhiteti ku ka qenë P+6 tani me këto harta të reja tani më është rritur nga P+6 në P+8 deri në P+11, në njëfarë mënyre janë favorizuar bizneset që janë të afërta me pushtetin aktual”, ka thënë ai.

Në Komunën e Lipjanit kanë thënë se përmes hartave zonale do të vendosen kritere të reja për ndërtime, andaj nuk do të ketë më ndërtime me zona, por me koeficient.

“Koeficienti ta përcakton lartësinë e objektit sa ka me qenë ai objekt, pra koeficienti më i ultë është 1.3, pastaj koeficientin e kemi të mesëm prej 2.8 dhe koeficienti i lartë 3.6. Do të thotë sipas koeficientit sa ka ai tokë, do ta ketë edhe mundësinë e ndërtimit”, ka thënë Emina Rexhiq, drejtoreshë e Urbanizmit në Lipjan.

Ajo ka shtuar se me harta zonale, parcelat e qytetarëve mund të bashkohen dhe të ndërtohen komplekse banesore.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)