Barça tall Pellen me një postim në Twitter teksa Messi ushtron gjuajtjet e lira

Barça tall Pellen me një postim në Twitter teksa Messi ushtron gjuajtjet e lira

Bayern Munich – Real Madrid, e pabesueshme çfarë ndodhi në Allianz Arena

Deklarata e Pelles që Lionel Messi nuk mund të krahasohet me atë dhe Diego Maradonan, sepse ylli i Barcelonës ka vetëm një aftësi, është deklarata më e përfolur në ditët e fundit në botën e futbollit.

Deri më tani Leo nuk i është përgjigjur legjendës braziliane me ndonjë koment në media, por gjithsesi me gola dhe paraqitje fantastike në fushën e blertë.

31-vjeçari shënoi dy gola nga gjuajta e lirë në fitoren 4-2 të Barçës në derbin ndaj Espanyolit.

Pas kësaj ka ardhur edhe një thumbim nga klubi katalunas në drejtim të Peles, spanjollët kanë shfrytëzuar llogarinë e tyre në rrjetin social, Twitter.

“Ai ka vetëm një aftësi“, ka shkruar Barça në përshkrimin e videos ku Messi shënon në portën Jasper Cillessen teksa dyshja po stërviteshin.

Vlen të theksohet se Leo ka shënuar 19 gola nga gjuajta e lirë që nga viti 2014, i vetëm më shumë se çdo skuadër në top pesë ligat evropiane.

Ndërsa është lojtari i vetëm që ka arritur të shënojë më shumë se dhjetë gola në 13-të sezonet e fundit në La Liga. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)