Barcaleta: Kështu lihet alkooli

Barcaleta: Kështu lihet alkooli

Përtonte të përdorte lopatën, gjeti metodë alternative për të pastruar borën (Video)

Një irlandez hyn në një bar në Dublin, urdhëron tre gota Guinness dhe ulet në pjesën e prapme të dhomës, duke pirë një gllënjkë nga secila prej tyre. Kur i përfundon të tria, ai kthehet te banaku dhe urdhëron tre të tjera.

Baristi i thotë atij, “Ju lutem kini parasysh se, njëherë që gotat mbushen ato shkojnë dëm nëse nuk konsumohen; do të shijonte më mirë nëse do t’i merrnit një nga një.” Irlandezi përgjigjet:’ Epo, shiko, se unë kam dy vëllezër.

Njëri është në Amerikë, tjetri në Australi dhe unë jam këtu në Dublin. Kur ne të gjithë u larguam nga shtëpia, ne i premtuam njëri – tjetrit se do të vazhdonim të pinim në këtë mënyrë për të kujtuar ditët kur dilnim sëbashku.Baristi e pranon këtë si një zakon të këndshëm dhe nuk këmbëgul më tutje. Irlandezi u bë klient i rregullt në bar dhe gjithmonë porosiste dhe pinte të njëjtën mënyrë: urdhëronte tre gota dhe pinte nga tri gotat me radhë duke kthyer nga një gllenjkë.Një ditë, ai ulet në bar dhe urdhëron dy gota. Të gjithë klientët e rregullt të pranishëm në bar e vunë re ndryshimin dhe heshtën. Kur ai rikthehet në banak për të porositur raundin e dytë, baristi i thotë, “Unë nuk dua të ndërhyj në pikëllimin tuaj, por dua të të shpreh ngushëllimet e mia për humbjen tuaj të madhe.”Irlandezi mbeti i hutuar për një moment, pastaj e kuptoi dhe duke e përmbajtur të qeshurën përgjigjet: “Oh, jo”, thotë ai, “të gjithë janë shëndoshë e mirë. Thjesht unë lashë pijen!

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)