Barcelona i bashkohet garës për Rashfordin

Barcelona i bashkohet garës për Rashfordin

United mbyll dyert për Ronaldon

Barcelona i është bashkuar interesimit për sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford.

Sipas mediumit britanik Sunday Express, drejtuesit e Barçës e kanë etiketuar sulmuesin anglez për të ardhmen, pasi e ardhmja e tij afatgjatë në Old Trafford është në dyshim.

Rashford ka parë përparimin e tij gjatë sezonit të kaluar nën Jose Mourinho, ndërsa këtë sezon ka pasur një stagnim paksa në formë.

Ai ka shënuar vetëm pesë gola në Ligën Premier për Unitedin këtë sezon.

Rashford ka shënuar një gol të bukur në ndeshjen e fundit (Foto: Marc Atkins/Getty Images/Guliver)

Anglezi mund të kërkojë të largohet nga Unitedit nëse nuk do të bëhet një titullar fiks i trajnerit të ri Ole Gunnar Solskjaer.

Barça ka mbajtur një sy në Rashfordin dhe janë të etur të mos e humbasin atë te Real Madridi nëse ai bëhet i disponueshëm.

Klubi italian, Milani, është gjithashtu i etur, pasi ata duan të bëjnë një nënshkrim të madh gjatë afatit kalimtar të verës.

Rashford shënoi gol të bukur nga goditja e dënimit në fitoren 5-1 të Unitedit kundër Cardiffit të shtunën pasdite. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)