Barcelona mund ta nxjerr nga kriza financiare Tiranën e Shqipërisë

Barcelona mund ta nxjerr nga kriza financiare Tiranën e Shqipërisë

Këto janë të gjitha skuadrat e kualifikuara në fazën tjetër të Ligës së Evropës

Merveille Ndockyt dje u huazua nga Getafe në Barcelonë. Gjiganti evropian mund ta blejë kartonin e ish futbollistit të Tiranës me miliona euro gjatë verës. Tirana në krizë financiare po i “fërkon” duart.

Vetëm pas një viti të kaluar në kampionatin e Shqipërisë, Merveille Ndockyt, ishte bërë cak i shumë klubeve të shteteve tjera evropiane.

Mirëpo, ish skuadra e futbollistit kongolez, Tirana, e kishte shitur kartonin e tij në Getafe për rreth 600 mijë euro. Ky transferim ishte kryer në vitin 2017.

 Në ndërkohë, ish lojtari i Tiranës kishte debutuar në La Liga të Spanjës dhe pastaj ishte huazuar në Mallorca prej Getafes. Por, këto ditë klubet ndërprenë kontratën e këtij huazimi dhe Getafe nënshkroi kontratë me gjigantin spanjoll, Barcelonën, ku e huazoi ish-talentin e klubit shqiptar, raporton Gazeta Express.

Merveille Ndockyt ka shkuar në Barcelonë në formë huazimi për gjashtë muaj, gjatë së cilës kohë 20-vjeçari do të luan për ekipin e dytë, Barcelonën B. 

Kjo kohë do të jetë testuese për sulmuesin anësor dhe nëse i bind drejtuesit e Barcelonës, atëherë katalunasit do ta paguajnë me miliona euro Getafen për ta marrë nën pronësi të tyre kartonin e futbollistit shumë premtues.

Dhe, nëse kjo ndodh, raporton Express, Tirana do të jetë e stërlumtur. Kjo për shkak se klubi shqiptar do t’i përfitojë 20 për qind nga shuma e parave që Getafe mund ta marrë nga shitja e lojtarit në Barcelonë. Tirana dhe Getafe e kishin lidhur këtë marrëveshje kur ai ishte transferuar nga Shqipëria në Spanjë.

Siç dihet, Tirana ka probleme financiare dhe blerja eventuale e Merveille Ndockyt nga Barcelona do të thoshte shumë për klubin e famshëm shqiptarë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)