Bastisje në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan

Bastisje në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan

Haradinaj: Koha që të angazhohemi për mjedis të shëndoshë

Policia ka kryer sot në mëngjes një bastisje në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.Lajmin për bastisjen e ka bërë të ditur për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë Rajonale në Prishtinë Florie Ahmeti-Haziraj.“Po mund të ju konfirmoj se rreth orës 7:00 policia ka bastisur Qendrën e Paraburgimit në Lipjan”, tha Ahmeti-Haziraj.

Ajo tregoi se bastisja në qendër ka ndodhur me urdhër të gjykatës.“Bastisja ka ardhur pas një urdhri të Gjykatës Themelore të Prishtinës”, tha ajo.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe drejtorin e burgjeve Sokol Zogajn, i cili tha se bastisja është kryer por nuk është hasur në asgjë të pazakontë.“Bastisja është kryer nga ana e policisë i cili ka qenë më urdhër te gjykatës. Nuk është gjetur asgjë”, tha Zogaj.Ahmeti-Haziraj tregoi se “bastisja ka përfunduar në orën 9:00”, duke mos dhënë detaje tjera.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)