Batatina optimist para ndeshjes me Prishtinën

Batatina optimist para ndeshjes me Prishtinën

“POLICËT KANË RËNË NË LUMË, S’BESOJ NË TEORI TË TJERA”

Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, është shumë optimist se skuadra e tij do t’u kthehet rezultateve pozitive dhe do të vazhdojë luftën për trofe në të dyja frontet. Llapjanët, nesër, në kuadër të çerekfinales së Digitalb Kupës së Kosovës janë mikpritës të Prishtinës.“Atmosfera në klub është shumë e mirë. Ne jemi përgatitur maksimalisht, duke marrë parasysh se kemi të bëjmë me një rival me të cilin ‘luftojmë’ për Kupë, por edhe në kampionat. Besoj se do të tregojmë lojën tonë më të mirë dhe t’u kthehemi rezultateve pozitive”, ka thënë Batatina për Insporti.com.

Ai beson që ndeshja e nesërme të jetë një festë e vërtetë e futbollit. “Fusha është shumë e mirë, tifozët janë organizuar të na përkrahin ashtu siç dinë ata, prandaj ne na mbetet të japim maksimumin dhe me lojë të mirë të kalojmë në gjysmëfinale”, ka shtuar Batatina. Ndeshja ndërmjet këtyre dy skuadrave zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” dhe fillon në orën 13:00.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)