Bayern Munich e ka mundur në Sevillë, Sevillan me rezultat 1-2
Kampioni gjerman ka arritur që të mposhtë skuadrën spanjolle Sevilla me rezultat 1-2, në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Sevila në pjesën e parë ishte më e rrezikshme ku rrezikojë disa herë, me Sarabian që ishte në një formë të mirë.
Sarabia fillimisht goditi shtyllën në fillim të takimit, për të shënuar më vonë në minutën e 32’të të takimit.
Por, Bayern kthehet në lojë pas autogolit të Navas në minutën e 37’të, edhe pse fillimisht u besua se golin e shënoi Ribery.
Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë Bayern ishte dukshëm skuadër më e mirë se Sevilla.
Si rezultat ata shënuan edhe golin e dytë në minutën e 68 më spanjollin Alcantra.
Me këtë fitore Bayern është shumë afër kualifikimit në gjysmëfinale, aq më pak që pret Sevillan në Allianz Arena javën e ardhshme. /GazetaExpress/
COMMENTS