BAZAT STRATEGJIKE TË ORGANIZIMIT TË PUNËS MËSIMORE SI DETYRË E MËSIMDHËNËSIT

BAZAT STRATEGJIKE TË ORGANIZIMIT TË PUNËS MËSIMORE SI DETYRË E MËSIMDHËNËSIT

Pse Abedin Salihu duhet të zgjidhet kryetar klubi!…

Çdo mësues fillon një gjysëmvjetor me shpresën se rreth një e treta e nxënësve do ta përvetësojnë atë që ai apo ajo ka për të shpjeguar gjatë procesit mësimor. Një e treta tjetër e nxënësve të tij apo të saj nuk do ta arrijnë këtë synim, por ata “do të mbijetojnë me përpjekje minimale”. E më në fund, një e treta tjetër do ta mësojnë një pjesë të mirë të lëndës që ai apo ajo ka për të dhënë gjatë procesit mësimor, por jo aq sa për t’u quajtur nxënës të mirë. Rreth asaj se çfarë lloje të strategjive ekzistojnë në organizimin e punës mësimore, për të cilat mësimdhënësi kërkon të ketë përkushtim, sipas pedagogëve vlerësohet se në fushën e edukimit ekzistojnë këto strategji përkushtuese mbi punën mësimore që bën mësimdhënësi si në listën në vijim;

– Strategjia etatiste- sipas kësaj strategjie, edukimi do të synojë formimin e njeriut siç e do shteti. Konkretisht kemi të bëjmë me sakrifikimin e personalitetit për interesat e shtetit. Kjo strategji e depersonalizon njeriun. Është strategji e vetme për të gjithë.

– Strategjia pedoncentriste. Këtu kemi të bëjëm me individin ose me grupin e individëve. Individi duhet të jetë në qendër të procesit edukativ. Sipas kësaj strategjie strategjia etatiste e ndrydh pavarësinë e personalitetit, e cila ka potenciale që mund të vetëzhvillohen. Njerëzit janë të ndryshëm, nuk mund të jenë të mësuar siç e kërkon strategjia etatiste.

– Strategjia e lirisë, e harmonizimit dhe e gjithanëshmërisë së zhvillimit. Sipas kësaj strategjie, personaliteti i çdo njeriu zhvillohet lirisht, gjithanshmërisht, harmonikisht. Gjithashtu zhvillimi i edukimit të njeriut kryhet njëanëshmërisht, prandaj bëhet për një zhvillim të gjithanshëm.
– Strategjia e zhvillimit të një tipari themelor të personalitetit. Kjo do të thotë që theksi të vihet në një tipar. Tradicionalisht vihej theksi herë te pritshmëria, herë të disiplina, herë te atdhedashuria etj.
– Strategjia e edukimit të një bashkësie tiparesh njëherësh. Një bashkësi tiparesh i afrojnë ose i largojnë njerëzit nga njëri- tjetri. Strategji të pastra nuk gjenden. Elemente të pranueshme gjenden në çdo strategji të mësimdhënies. ( Orstern. A, 2000, Administrimi dhe menaxhimi i arsimit, ISP).

Kundrejt kësaj procesi edukativo- arsimor nën konditat e veta që ka, vlerësohet të ketë strategji të cilat rrjedhin, apo përpunohen edhe nga vetë mësimdhënësi, për faktin se ai tenton të iu përshtatet rrethanave të punës së tij që bën, por edhe të ecën paralel me sukseset e tij që dëshiron t’i ketë me nxënës. Në përputhje me këtë disa mësimdhënës ndërkombëtar këto strategji vetanake i kanë filluar me atë të ashtuquajturën: Strategjia prapavijëse e lëndës, apo njësisë mësimore për çka do të ligjërojnë. Me këtë nënkuptohet e gjithë pasqyra hyrëse që i bën mësimdhënësi njësisë mësimore para nxënësve para se të zhvilloj njësinë mësimore para tyre.

Veçmas kësaj strategjie të punës mësimdhënësit, para vetes paraqesin edhe rezultatet e sukseseve që presin t’i arrijnë me nxënësit e tyre. Në vargun e tyre radhitet ambienti i të mësuarit që krijon mësimdhënësi për nxënësit e tij, përkatësisht klima që ai krijon në klasë. Prej nga sipas Znj. Besjana Rexhepi, në shkrimet e saja online theksohet se; Qëndrimi i mësimdhënësit krijon klimën në klasë. Mësimdhënësit tejet rigoroz s’mund ta kuptojnë mirëfilltë botën e nxënësit. Klasa ka nevojë edhe për çaste humori.

Përveç kësaj një mësimdhënës përkushtues planifikon strategji varsisht prej nevojës së planifikimit të procesit mësimor, apo orës mësimore, që nënkupton se ai vlerëson edhe situatën e të mësuarit, ose thënë shkurt disponimin e nxënësve. Prej kësaj nënkuptohet se rëndësi ka që nxënësi ta përvetësoj materialin mësimor, pavarsisht se çfarë metodologjie e teknike të punës përdor një mësimdhënës i caktuar dhe si e përdor atë, rëndësi ka që nxënësi ta kuptoj atë që po u ligjërohet nga ana e mësimdhënësit.
Një tjetër strategji për të cilën mësimdhënësit i përkushtohen, vlerësohet të jetë gjuha e të kuptuarit dhe bartjes së informacionit te nxënësit. Kjo për faktin se po aq sa ka rëndësi mënyra se si interpretohet bartja e informatave te nxënësit, po aq ka rëndësi mënyra se si nxënësit arrijnë ta kuptojnë, prej gjuhës transmetuese të mësimdhënësve të tyre.

Njëra prej strategjive më me rëndësi për kohën e sotme, mbetet strategjia me nxënësit në qendër, që ka për bazë që nxënësin ta lartësoj, me qëllim që prej tij të pritet më shumë në aspektin e të mësuarit dhe përvetësimit të mësimeve të shumta. Për atë mësimdhënësi përkushtohet në maksimum që prej zhvillimit të njësive mësimore ta ketë në epiqendër nxënësin dhe prej tij, përmes stuhive të ideve të nxjerren përfundime se si duhet vepruar në të ardhmen, rreth një çështjeje të caktuar mësimore, për të cilën synohet të mësohet. (Murati. Xh, (2016), Tendencat Evropiane në Arsim, fq. 32

Shkruan: PhD. Can. Besjana Rexhepi

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)