BDI i hedh poshtë akuzat se ka lidhje me arratisjen e Gruevskit

BDI i hedh poshtë akuzat se ka lidhje me arratisjen e Gruevskit

Afaristi Sopa kërkesë qeverisë: Verifikimin e vaksinimit të klientëve t’a bëjnë organet e rendit, jo bizneset

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim Artan Grubi, në konferencë për shtyp tha se BDI dhe funksionarët e tyre nuk kanë pasur lidhje me arratisjen e Gruevskit në Hungari.

Ai këto akuza i quajti shpifje dhe tha se dikush duhet të mbajë përgjegjësi për ikjen e ish-kryeministrit.

“BDI dhe asnjë funksionar i saj nuk ka lidhje me procesin gjyqësor ndaj Gruevskit dhe aq më pak me ikjen e tij në Hungari. Akuzat se kemi lidhje me arratisjen e Gruevskit janë shpifje të rënda, që dalin nga një mendje e sëmurë”, tha mes tjerash Grubi.

Në lidhje me informacionet e djeshme të cilat u publikuan në Gjykatën Penale në seancën për ngjarjet e 27 prillit, se një person nga BDI ka informuar Gruevskin për zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar Kuvendi, ai tha se ai nuk beson se ai person mund të jetë deputet dhe shtoi se informacionin se Talat Xhaferi do të zgjedhjet kryetar e ka njoftuar edhe kryeministri Zoran Zaev në konferencë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)